Brenda 16 javëve, procedurat
që kanë të bëjnë me futjen
e një gjilpëre në barkun
e fetusit stimulojnë një
përgjigje stresi hormonale
që shkakton lëshimin e noradrenalinës,
ose norepinefrinës në sistemin
e qarkullimit të gjakut.
Duke filluar në periudhën 19 javore,
lëvizja e fetusit,
aktiviteti i frymëmarrjes
dhe ritmi i zemrës fillojnë
të ndjekin ciklet ditore
të quajtura ritme njëzet e katër orëshe.
Chapter 42 5 to 6 Months (20 to 24 Weeks): Responds to Sound; Hair and Skin; Age of Viability
Brenda 20 javëve, kërmilli i veshit,
që është organ i dëgjimit,
ka arritur madhësinë e atij të të rriturit
brenda veshit të brendshëm
të zhvilluar plotësisht.
Që tani e më pas,
fetusi do të reagojë ndaj një game
në rritje të tingujve.
Brenda 21 deri në 22 javë
mbas fekondimit,
mushkëritë fitojnë një farë
aftësie të marrin frymë.
Kjo konsiderohet mosha e jetësisë
pasi mbijetesa jashtë mitrës
bëhet e mundshme për disa fetuse.