Procesi dinamik me anë të të cilit
zigota njerëzore njëqelizore
bëhet një i rritur me
100 trilionë qeliza është ndoshta
fenomeni më i mrekullueshëm
në të gjithë natyrën.
Studiuesit tani e dinë se
shumë prej funksioneve rutinë
të përmbushura nga trupi i të rriturit
themelohen gjatë shtatzënisë -
shpesh shumë kohë para lindjes.
Periudha e zhvillimit para lindjes
po kuptohet gjithmonë e më
shumë si kohë e përgatitjes,
gjatë së cilës njeriu në zhvillim
siguron strukturat e shumta,
dhe praktikon aftësitë
e shumta, që nevojiten
për mbijetesë mbas lindjes.
Chapter 2 Terminology
Shtatzënia tek njerëzit zakonisht
zgjat rreth 38 javë,
që matet nga koha e fekondimit
ose mbarsjes, deri në lindje.
Gjatë 8 javëve të para mbas fekondimit,
njeriu në zhvillim quhet embrion,
që do të thotë
"duke u rritur brenda për brenda".
Kjo kohë, e quajtur
periudha embrionike,
karakterizohet nga formimi
i shumicës së sistemeve
kryesore të trupit.
Mbas përfundimit të 8 javëve
deri në fund të shtatzënisë,
"njeriu në zhvillim quhet fetus",
që do të thotë "pasardhës i palindur".
Gjatë kësaj kohe,
që quhet periudha fetale,
trupi rritet dhe sistemet
e tij fillojnë të funksionojnë.
Të gjitha moshat embrionike
dhe fetale në këtë program
i referohen kohës mbas fekondimit.