Skip Navigation
The Endowment for Human Development
The Endowment for Human Development
Improving lifelong health one pregnancy at a time.
Donate Now Get Free Videos

Multilingual Illustrated DVD [Tutorial]

The Biology of Prenatal Development




BIOLOGJIA E ZHVILLIMIT PARA LINDJES

.Shqip [Albanian (Tosk)]


National Geographic Society This program is distributed in the U.S. and Canada by National Geographic and EHD. [learn more]

Choose Language:
Download English PDF  Download Spanish PDF  Download French PDF  What is PDF?
 

The Fetal Period (8 Weeks through Birth)

Chapter 37   9 Weeks: Swallows, Sighs, and Stretches

Periudha e fetusit vazhdon deri në lindje.

Brenda 9 javëve, fillon thithja e gishtit të madh të dorës dhe fetusi mund të gëlltisë lëng amniotik.

Fetusi gjithashtu mund të kapë një objekt, të lëvizë kokën përpara dhe mbrapa, të hapë dhe të mbyllë nofullën, të lëvizë gjuhën, të psherëtijë dhe të shtriqet.

Receptorët e nervave në fytyrë, në pëllëmbët e duarve, dhe në tabanet e këmbëve mund ta ndiejnë prekjen e lehtë.

"Në përgjigje të një prekjeje të lehtë të tabanit të këmbës", fetusi do të përkulë pjesën e ijes dhe gjurin dhe mund të mbledhë gishtat e këmbës.

Tani kapakët e syve janë plotësisht të mbyllur.

Në laring, shfaqja e ligamenteve zanore shënon fillimin e zhvillimit të kordës zanore.

Në fetuset femra, mund të identifikohet mitra dhe qeliza riprodhuese të paarrira, të quajtura oogonia, replikohen brenda për brenda vezores.

Organi gjenital i jashtëm fillon të dallohet nëse është mashkull apo femër.

Chapter 38   10 Weeks: Rolls Eyes and Yawns, Fingernails & Fingerprints

Një hov i rritjes midis 9 dhe 10 javëve e rrit peshën e trupit me mbi 75%.

Brenda 10 javëve, stimulimi i kapakut të sipërm të syrit shkakton një ulje të poshtme të syrit.

Fetusit i hapet goja dhe shpesh hap dhe mbyll gojën.

Shumica e fetuseve thithin gishtin e madh të dorës së djathtë.

Pjesë të zorrës brenda litarthit të kërthizës kthehen në zgavrën e barkut.

Kockëzimi është në proces e sipër në shumicën e kockave.

Thonjtë e duarve dhe të këmbëve fillojnë të zhvillohen.

Gjurmat e veçanta të gishtave shfaqen 10 javë mbas fekondimit. Këto mostra mund të përdoren për identifikim gjatë gjithë jetës.

Chapter 39   11 Weeks: Absorbs Glucose and Water

Brenda 11 javëve hunda dhe buzët janë të formuara plotësisht. Ashtu si me çdo pjesë tjetër të trupit, paraqitja e tyre do të ndryshojë në çdo fazë të jetës së njeriut.

Zorra fillon të thithë glukozë dhe ujë, të gëlltitura nga fetusi.

Edhe pse gjinia përcaktohet gjatë fekondimit, organi gjenital i jashtëm tani mund të dallohet nëse është mashkull apo femër.

Chapter 40   3 to 4 Months (12 to 16 Weeks): Taste Buds, Jaw Motion, Rooting Reflex, Quickening

Midis 11 dhe 12 javëve, pesha e fetusit rritet gati 60%.

Periudha dymbëdhjetë javore shënon përfundimin e një të tretës, ose tremujorit të parë të shtatzënisë.

Sythe të dallueshme të shijes tani mbulojnë pjesën e brendshme të gojës.
Deri në lindje, sythet e shijes do të qëndrojnë vetëm në gjuhën dhe në pjesën e qiellzës së gojës.

Fetusi fillon ta bëjë nevojën qysh mbas 12 javëve dhe vazhdon për rreth 6 javë.

Materiali që nxirret në fillim nga zorra e trashë e fetusit dhe e të porsalindurit quhet mekonium. Përbëhet nga fermente tretëse, proteina dhe qeliza të vdekura, të lëshuara nga sistemi i tretjes.

Brenda 12 javëve, gjatësia e gjymtyrëve të sipërme ka arritur pothuajse raportin e saj përfundimtar në krahasim me gjatësinë e trupit. Gjymtyrët e poshtme zgjasin më shumë kohë për të arritur raportin e tyre përfundimtar.

Me përjashtim të pjesës së mbrapme dhe të sipërme të kokës, trupi i të gjithë fetusit tani reagon ndaj prekjes së lehtë.

Ndryshimet e zhvillimit në varësi të gjinisë shfaqen për herë të parë. Për shembull, fetuset femra paraqesin lëvizje të nofullës më shpesh se meshkujt.

Në kontrast me reagimin tërheqës të vënë re më parë, stimulimi pranë gojës tani shkakton kthim në drejtim të stimulit dhe hapje të gojës. Ky reagim quhet "refleksi rrënjësor" dhe vazhdon mbas lindjes, duke e ndihmuar të porsalindurin të gjejë thumbin e gjirit të nënës gjatë ushqimit me gji.

Fytyra vazhdon që të arrijë pjekurinë e saj kur depozitat e dhjamit fillojnë të mbushin faqet dhe fillon zhvillimi i dhëmbëve.

Brenda 15 javëve, qelizat e origjinës të formimit të gjakut arrijnë dhe shumëzohen në palcën e kockave. Shumica e formimit të qelizave të gjakut do të ndodhë këtu.

Edhe pse lëvizja fillon në embrionin 6-javësh, gruaja shtatzënë në fillim i ndjen lëvizjet e fetusit midis 14 dhe 18 javëve. Tradicionalisht, kjo ngjarje është quajtur gjallërim.

Chapter 41   4 to 5 Months (16 to 20 Weeks): Stress Response, Vernix Caseosa, Circadian Rhythms

Brenda 16 javëve, procedurat që kanë të bëjnë me futjen e një gjilpëre në barkun e fetusit stimulojnë një përgjigje stresi hormonale që shkakton lëshimin e noradrenalinës, ose norepinefrinës në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Në sistemin e frymëmarrjes, pema bronkiale tani është pothuajse e kompletuar.

Një substancë e bardhë mbrojtëse, e quajtur verniks kaseoza mbulon fetusin tani. Verniksi mbron lëkurën nga efektet irrituese të lëngut amniotik.

Duke filluar në periudhën 19 javore, lëvizja e fetusit, aktiviteti i frymëmarrjes dhe ritmi i zemrës fillojnë të ndjekin ciklet ditore të quajtura ritme njëzet e katër orëshe.

Chapter 42   5 to 6 Months (20 to 24 Weeks): Responds to Sound; Hair and Skin; Age of Viability

Brenda 20 javëve, kërmilli i veshit, që është organ i dëgjimit, ka arritur madhësinë e atij të të rriturit brenda veshit të brendshëm të zhvilluar plotësisht. Që tani e më pas, fetusi do të reagojë ndaj një game në rritje të tingujve.

Flokët fillojnë të rriten në lëkurën e kokës.

Të gjitha shtresat dhe strukturat e lëkurës janë të pranishme, duke përfshirë folikulat e flokut dhe gjendrat.

Brenda 21 deri në 22 javë mbas fekondimit, mushkëritë fitojnë një farë aftësie të marrin frymë. Kjo konsiderohet mosha e jetësisë pasi mbijetesa jashtë mitrës bëhet e mundshme për disa fetuse.

Chapter 43   6 to 7 Months (24 to 28 Weeks): Blink-Startle; Pupils Respond to Light; Smell and Taste

Brenda 24 javëve kapakët e syve rihapen dhe fetusi shfaq një reagim të trembur si kapsitje sysh. Ky reagim ndaj zhurmave të papritura dhe të larta zakonisht zhvillohet më herët tek fetusi femër.

Shumë studiuesë raportojnë se ekspozimi ndaj zhurmës së lartë mund të ndikojë për keq në shëndetin e fetusit. Pasoja të menjëhershme përfshijnë ritëm të shpejtuar për një kohë të gjatë të zemrës, gëlltitje të tepërt nga fetusi dhe ndryshime të menjëhershme të sjelljes. Pasoja afat-gjata të mundshme përfshijnë humbjen e dëgjimit.

Ritmi i frymëmarrjes së fetusit mund të rritet deri në 44 cikle frymëmarrje-frymënxjerrje për minutë.

Gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rritja e shpejtë e trurit harxhon më shumë se 50% të energjisë të përdorur nga fetusi. Pesha e trurit rritet midis 400 dhe 500%.

Brenda 26 javëve sytë prodhojnë lotë.

Bebja e syrit reagon ndaj dritës qysh mbas 27 javëve. Ky reagim rregullon sasinë e dritës që shkon në retinë gjatë gjithë jetës.

Të gjithë komponentët e detyrueshëm për ndjesinë funksionuese të nuhatjes janë në gjendje pune. Studimet e bebeve të lindura para kohe shfaqin aftësinë për të zbuluar aromat qysh 26 javë mbas fekondimit.

Vendosja e një substance të ëmbël në lëngun amniotik shton ritmin e gëlltitjes nga fetusi. Në të kundërtën, gëlltitja në rënie nga fetusi vjen mbas përdorimit të një substance të hidhur. Këto ndiqen shpesh nga shprehje të ndryshuara të fytyrës.

Nëpërmjet një serie të lëvizjeve të këmbëve, të ngjashme me hapat, të njëllojta me të ecurin, fetusi kryen kapërdimje akrobatike.

Fetusi paraqitet më pak i rrudhosur me krijimin e depozitave të tjera të dhjamit nën lëkurë. Dhjami luan një rol jetësor në ruajtjen e temperaturës së trupit dhe në ruajtjen e energjisë mbas lindjes.

Chapter 44   7 to 8 Months (28 to 32 Weeks): Sound Discrimination, Behavioral States

Brenda 28 javëve, fetusi mund ta bëjë dallimin midis tingujve të lartë dhe të ulët.

Brenda 30 javëve, lëvizjet e frymëmarrjes janë më të zakonshme dhe ndodhin 30 deri në 40% të kohës tek një fetus i zakonshëm.

Gjatë 4 muajve të fundit të shtatzënisë, fetusi shfaq periudha të aktivitetit të koordinuar të ndërprera nga periudha pushimi. Këto mënyra sjelljeje reflektojnë kompleksitetin gjithmonë në rritje të sistemit nervor qendror.

Chapter 45   8 to 9 Months (32 to 36 Weeks): Alveoli Formation, Firm Grasp, Taste Preferences

Brenda rreth 32 javëve, alveolet e vërteta, ose "hojëzat" e ajrit, fillojnë të zhvillohen në mushkëri. Ato do të vazhdojnë të formohen deri në 8 vite mbas lindjes.

Kur është 35 javë, fetusi mund ta shtrëngojë dorën fort.

Ekspozimi i fetusit ndaj substancave të ndryshme duket se ndikon në preferencat e shijes mbas lindjes. Për shembull, fetuset, nënat e të cilëve përdorin anason, një substancë që ka shije si të uzos, treguan preferencë për anason mbas lindjes. Foshnjet që nuk ishin ekspozuar ndaj saj, nuk e pëlqyen anasonin.

Chapter 46   9 Months to Birth (36 Weeks through Birth)

Fetusi është ai që e nxit lindjen duke lëshuar sasi të mëdha të një hormoni të quajtur estrogjen dhe kështu fillon tranzicioni nga një fetus në të porsalindur.

Lindja shoqërohet me tkurrje të fuqishme të mitrës, që rezultojnë në lindjen e fëmijës.

Që nga fekondimi dhe deri në lindje dhe më pas, zhvillimi njerëzor është dinamik, i vazhdueshëm dhe kompleks. Zbulimet e reja rreth këtij procesi magjepës tregojnë gjithnjë e më shumë ndikimin jetik që luan zhvillimi i fetusit në shëndetin njeriut, gjatë gjithë jetës së tij.

Ndërsa kuptimi ynë për zhvillimin e hershëm njerëzor përparon, po kështu përparon aftësia jonë për të përmirësuar shëndetin -