Skip Navigation
The Endowment for Human Development
The Endowment for Human Development
Improving lifelong health one pregnancy at a time.
Donate Now Get Free Videos

Multilingual Illustrated DVD [Tutorial]

The Biology of Prenatal Development




BIOLOGJIA E ZHVILLIMIT PARA LINDJES

.Shqip [Albanian (Tosk)]


National Geographic Society This program is distributed in the U.S. and Canada by National Geographic and EHD. [learn more]

Choose Language:
Download English PDF  Download Spanish PDF  Download French PDF  What is PDF?
 

The Embryonic Period (The First 8 Weeks)

Embryonic Development: The First 4 Weeks

Chapter 3   Fertilization

Duke folur nga ana biologjike, "zhvillimi njerëzor fillon me fekondimin", kur një grua dhe një burrë kombinojnë secili 23 kromozone të tyre nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese të tyre.

Qeliza e riprodhimit e gruas zakonisht quhet "vezë" por termi i saktë është ovocit.

Në të njëjtën mënyrë, qeliza riprodhuese e burrit njihet gjerësisht si "sperm", por termi i preferuar është spermatozoid.

Menjëherë mbas shkëputjes të një ovociti nga vezorja e gruas, në një proces që quhet ovulacion, ovociti dhe spermatozoidi bashkohen brenda njërit prej tubave të mitrës, të cilat shpesh quhen tubat e Falopit.

Tubat e mitrës lidhin vezoret e gruas me mitrën e saj.

Embrioni rezultues një-qelizor quhet zigotë, që do të thotë "çiftëzuar ose bashkuar".

Chapter 4   DNA, Cell Division, and Early Pregnancy Factor (EPF)

46 kromozonet e zigotës përfaqësojnë variantin e parë unik të një plani gjenetik të plotë të një individi të ri. Ky plan udhëzues rri në molekula të mbështjella fort të quajtura ADN. Ato përmbajnë udhëzimet për zhvillimin e të gjithë trupit.

Molekulat e ADN-së i ngjasojnë një shkalle të përdredhur që njihet si përdredhë e dyfishtë. Këmbët e shkallës përbëhen prej molekulave të çiftëzuara, ose prej bazave, të quajtuara guaninë, citozinë, adeninë dhe timinë.

Guanina çiftëzohet vetëm me citozinën, ndërsa adenina vetëm me timinën. Çdo qelizë njerëzore përmban rreth 3 miliardë të këtyre çifteve bazë.

ADN-ja e një qelize të vetme përmban kaq shumë informacion, saqë po të përfaqësohej me fjalë të printuara, thjesht, vetëm duke shënuar shkronjën e parë të çdo baze, do të zinte mbi 1,5 milionë faqe teksti!

Nëse ADN-ja e një qelize të vetme njerëzore do të shtrihej nga fillimi deri në fund, do të ishte 3 e 1/3 këmbë gjatësi ose 1 metër.

Nëse do ta shpërdridhnim të gjithë ADN-në brenda 100 trilionë qelizave të një të rrituri, ajo do të kishte një gjatësi mbi 63 miliardë milje. Kjo distancë përshkon largësinë nga toka tek dielli dhe mbrapsht 340 herë.

Rreth 24 deri në 30 orë mbas fekondimit, zigota përfundon ndarjen e saj të parë qelizore. Nëpërmjet procesit të mitozës, një qelizë ndahet në dy, dy ndahen në katër dhe kështu me rradhë.

Menjëherë 24 deri në 48 orë mbas fillimit të fekondimit, shtatzënia mund të konfirmohet me anë të zbulimit të një hormoni të quajtur "faktor i hershëm i shtatzënisë" në gjakun e nënës.

Chapter 5   Early Stages (Morula and Blastocyst) and Stem Cells

Brenda 3 deri në 4 ditë mbas fekondimit, qelizat që ndahen të embrionit marrin një formë sferike dhe embrioni quhet morulë.

Brenda 4 deri në 5 ditë, formohet një zgavër brenda këtij lëmshi qelizash dhe atëherë embrioni quhet blastulë.

Qelizat brenda blastulës quhen masë qelizore e brendshme dhe krijojnë kokën, trupin dhe struktura të tjera, thelbësore për njeriun në zhvillim.

Qelizat brenda masës qelizore të brendshme quhen qeliza embrionike të origjinës pasi kanë aftësinë të formojnë secilën prej më shumë se 200 llojeve të qelizave që përmbahen në trupin e njeriut.

Chapter 6   1 to 1½ Weeks: Implantation and Human Chorionic Gonadotropin (hCG)

Mbas udhëtimit poshtë në tubin e mitrës, embrioni i hershëm ngulitet në murin e brendshëm të mitrës së nënës. Ky proces, i quajtur vendosje e vezës së fekonduar në mukozën e mitrës, fillon 6 ditë dhe përfundon 10 deri në 12 ditë mbas fekondimit.

Qelizat nga embrioni në rritje fillojnë të prodhojnë një hormon që quhet gonadotropin korionik ose hCG, një substancë që zbulohet nga shumica e analizave të shtatzënisë.

HCG-ja drejton hormonet amtare për të ndërprerë ciklin normal të menstruacioneve, duke e lejuar shtatzëninë të vazhdojë.

Chapter 7   The Placenta and Umbilical Cord

Mbas vendosjes së vezës së fekonduar në mukozën e mitrës, qelizat në periferi të blastulës krijojnë pjesë të një strukture që quhet placentë, e cila shërben si sipërfaqe e përbashkët midis sistemeve amtare dhe embrionike të qarkullimit.

Placenta çliron oksigjen, lëndë ushqimore amtare, hormone dhe barna tek njeriu në zhvillim; i largon të gjitha mbeturinat; dhe parandalon që gjaku i nënës të përzihet me gjakun e embrionit dhe të fetusit.

Placenta gjithashtu prodhon hormone dhe mban temperaturën e embrionit dhe të fetusit pak më të lartë se atë të nënës.

Placenta komunikon me njeriun në zhvillim nëpërmjet enëve të litarthit të kërthizës.

Aftësitë e mbështetjes së jetës të placentës janë të njëjta apo më të mira se ato të pavioneve të kujdesit intensiv që gjenden në spitale moderne.

Chapter 8   Nutrition and Protection

Brenda 1 jave, qelizat e masës qelizore të brendshme krijojnë dy shtresa të quajtuara shtresa e brendshme embrionale dhe shtresa e jashtme embrionale.

Shtresa e brendshme embrionale krijon qesen e të verdhës së vezës, e cila është një prej strukturave nëpërmjet së cilës nëna shpërndan lëndët ushqimore tek embrioni i hershëm.

Qelizat nga shtresa e jashtme embrionale formojnë një membranë që quhet amnion, brenda së cilës embrioni dhe më vonë fetusi zhvillohen deri në lindje.

Chapter 9   2 to 4 Weeks: Germ Layers and Organ Formation

Brenda rreth 2,5 javëve, shtresa e jashtme embrionale ka formuar 3 inde të specializuara, ose shtresa fillestare, të quajtur ektodermë, endodermë dhe mezodermë.

Ektoderma krijon struktura të shumta, ku përfshihen truri, shtylla kurrizore, nervat, lëkura, thonjtë, dhe flokët.

Endoderma prodhon shtresën e brendshme të sistemit të frymëmarrjes dhe të gypit tretës, si dhe prodhon pjesë të organeve kryesore si p.sh. të mëlçisë dhe të pankreasit.

Mezoderma formon zemrën, veshkat, kockat, kërcet, muskujt, qelizat e gjakut dhe struktura të tjera.

Brenda 3 javëve truri ndahet në tri pjesë kryesore të quajtuara truri i përparmë, truri i mesëm dhe truri i prapëm.

Zhvillimi i sistemeve të frymëmarrjes dhe të tretjes ka filluar gjithashtu.

Gjatë kohës që qelizat e para të gjakut dalin në qesen e të verdhës së vezës, formohen enë gjaku nëpër të gjithë embrionin dhe fillon të shfaqet zemra në trajtë gypi.

Pothuajse menjëherë, zemra që rritet me shpejtësi paloset brenda vetes ndërsa dhomëzat e ndara fillojnë të zhvillohen.

Zemra fillon të rrahë 3 javë dhe 1 ditë mbas fekondimit.

Sistemi i qarkullimit është sistemi i parë i trupit, ose grupi i organeve që kanë lidhje me të, që arrijnë një gjendje funksionale.

Chapter 10   3 to 4 Weeks: The Folding of the Embryo

Midis 3 dhe 4 javëve, shfaqet plani i trupit ndërsa truri, shtylla kurrizore dhe zemra e embrionit mund të identifikohen me lehtësi pranë qeses së të verdhës së vezës.

Rritja e shpejtë shkakton palosjen e embrionit relativisht të rrafshët. Ky proces përfshin pjesë të qeses së të verdhës së vezës në murin e brendshëm të sistemit të tretjes dhe formon zgavrat e kraharorit dhe të barkut të njeriut në zhvillim.